Me rastin e kësaj dite, OJQ “Dëgjo Zërin Tim” organizoi një aktivitet gjithëpërfshirës për fëmijët, përmes kalërimit, duke u ofruar atyre një përvojë të veçantë, plot emocione, buzëqeshje dhe momente të bukura.
Aktiviteti u mundësua nga Klubi i Kalërimit “Mazgiti” të cilët vurën në dispozicion kuajt e tyre , ndërsa mësuesja Elfete Maqedonci i njoftoi fëmijët me elementet dhe veçoritë e kuajve.
Kontakti me kuajt dhe kalërimi ndihmojnë në zhvillimin e vetëbesimit, përqendrimit dhe aftësive sociale, si dhe mund të ndikojnë pozitivisht në qetësinë dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve. Përmes aktiviteteve të tilla, ne promovojmë gjithëpërfshirjen, socializimin dhe rëndësinë e shëndetit mendor për çdo fëmijë.
Falënderojmë Ambulancën dhe Policinë e qytetit të Obiliqit për praninë dhe mbështetjen e tyre, si dhe Korporata Rugove , e cila vazhdimisht qëndron pranë nesh dhe mbështet aktivitetet tona.
Së bashku për më shumë gjithëpërfshirje, kujdes dhe buzëqeshje për çdo fëmijë!