Program Veror Gjithëpërfshirës – Së Bashku Krijojmë, Së Bashku Rritemi

Më 17 gusht 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, nisëm me shumë emocion programin tonë veror gjithëpërfshirës “Së Bashku Krijojmë, Së Bashku Rritemi”.

Ishte një ditë e veçantë, e mbushur me buzëqeshje, kreativitet, bashkëpunim dhe energji pozitive. 

Fëmijët dhe të rinjtë u angazhuan në aktivitete kreative dhe edukative, së bashku me tri mësuese vullnetare dhe studentë nga fusha të ndryshme, të cilët me përkushtim dhe dashuri iu bashkuan kësaj nisme.

Një falënderim i veçantë për Komunën e Obiliqit dhe institucionet komunale për mbështetjen dhe bashkëpunimin në krijimin e mundësive më të mira për fëmijët.

Falënderojmë gjithashtu KFOR-in Zviceran për mbështetjen dhe përkrahjen ndaj nismave që promovojnë gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta për fëmijët dhe të rinjtë.

Një falënderim i veçantë dhe nga zemra për Prof. Natyra Agani, për praninë, përkrahjen dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj dite të rëndësishme për ne. Pjesëmarrja juaj na jep edhe më shumë motivim për të vazhduar.

Falënderojmë të gjithë mësuesit, studentët, vullnetarët, partnerët dhe mbështetësit që po kontribuojnë që ky program të bëhet realitet.

Programi vazhdon deri më 28 gusht 2026, në këto ditë:

E hënë, 17 gusht
E mërkurë, 19 gusht
E premte, 21 gusht
E hënë, 24 gusht
E mërkurë, 26 gusht
E premte, 28 gusht

THIRRJE PËR VULLNETARË!

Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë vullnetarisht dhe të kalojnë kohë me fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Nëse jeni mësues/e, student/e, profesionist/e, artist/e, sportist/e, ose thjesht keni dëshirë të ndani një aftësi, ide apo pak nga koha juaj me fëmijët, jeni të mirëseardhur! 

Nuk kërkojmë shumë – kërkojmë zemër, dëshirë dhe gatishmëri për të bërë diçka të mirë së bashku.

Për t’u bërë pjesë e ekipit vullnetar, na kontaktoni në mesazh privat ose në: degjozerintim@gmail.com

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e një fëmije. 

Së bashku krijojmë mundësi.
Së bashku ndërtojmë gjithëpërfshirje.
Së bashku rritemi. 

Organizator: Shoqata “Dëgjo Zërin Tim”
Në bashkëpunim me: Komunën e Obiliqit dhe partnerët mbështetës

Punime artizanale dhe kartolina të punuara nga fëmijët
Mbështet punën tonë

Punime artizanale dhe kartolina me një mesazh të veçantë

Zbuloni punimet artizanale dhe kartolinat e përgatitura me përkushtim nga fëmijët. Me çdo blerje, ju jo vetëm që merrni një punim unik, por njëkohësisht kontribuoni në mbështetjen e aktiviteteve dhe zhvillimit të tyre.