Më 16 tetor 2026, OJQ “Dëgjo Zërin Tim” mori pjesë në takimin konsultativ të Fakultetit të Psikologjisë në Kolegji AAB , së bashku me përfaqësues të organizatave të tjera.
Diskutuam për përmirësimin e planprogramit të studimeve, përgatitjen praktike të studentëve dhe rëndësinë e përgatitjes së psikologëve të ardhshëm për nevojat reale të komunitetit, veçanërisht të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre.
Falënderojmë Kolegjin AAB për ftesën dhe mundësinë për të kontribuar në këtë proces të rëndësishëm.
Uncategorized
Bashkëpunim për një të ardhme më gjithëpërfshirëse!
Mbështet punën tonë
Punime artizanale dhe kartolina me një mesazh të veçantë
Zbuloni punimet artizanale dhe kartolinat e përgatitura me përkushtim nga fëmijët. Me çdo blerje, ju jo vetëm që merrni një punim unik, por njëkohësisht kontribuoni në mbështetjen e aktiviteteve dhe zhvillimit të tyre.