Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës” në Obiliq, është mbajtur një panair i suksesshëm humanitar në mbështetje të shoqatës “Dëgjo Zërin Tim”. Vizitorët patën mundësinë të blejnë punime artizanale unike të realizuara nga nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta, duke treguar solidaritet dhe duke ofruar ndihmë të vlefshme për vazhdimin e aktiviteteve të shoqatës. Organizatorët shprehën mirënjohje të thellë për mbështetjen e qytetarëve dhe komunës së Obiliqit.
Uncategorized
Panairi humanitar “Ditët e Mërgatës” mbështet fëmijët me nevoja të veçanta
Mbështet punën tonë
Punime artizanale dhe kartolina me një mesazh të veçantë
Zbuloni punimet artizanale dhe kartolinat e përgatitura me përkushtim nga fëmijët. Me çdo blerje, ju jo vetëm që merrni një punim unik, por njëkohësisht kontribuoni në mbështetjen e aktiviteteve dhe zhvillimit të tyre.