Shoqata “Dëgjo Zërin Tim” – dega në Obiliq ka marrë një donacion të vlefshëm inventari nga Shoqata Down Syndrome Kosova. Donacioni përfshin rafte moderne, një tavolinë konference dhe karrige ergonomike, të cilat do të përdoren për të përmirësuar kushtet e punës të shoqatës. Ky partneritet do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre në këtë komunë. Shoqata shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe besimin e ofruar.
Uncategorized
Shoqata “Dëgjo Zërin Tim” në Obiliq pajiset me inventar të ri përmes një donacioni bujar
Mbështet punën tonë
Punime artizanale dhe kartolina me një mesazh të veçantë
Zbuloni punimet artizanale dhe kartolinat e përgatitura me përkushtim nga fëmijët. Me çdo blerje, ju jo vetëm që merrni një punim unik, por njëkohësisht kontribuoni në mbështetjen e aktiviteteve dhe zhvillimit të tyre.